Histori e shkurtër e kafes

Në shekujt XIV dhe XV, egzistojnë dëshmi rreth konsumit të kafes në vendet Arabe. Bima ishte shumë e dashur për ta sepse konsiderohej me efekte magjike, për këtë arsye popujt e zonës për shumë kohë e ndaluan exportin drejtë vendesh të tjera. Ata e përdornin kafen kryesisht për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve të natës por edhe për qëllime kurative.

Në shekullin e XV nisën të përhapen kafenetë e para në të gjitha vendet me kulture myslimane: vende takimi për burra ku konsumohej kafe e hidhur dhe e fortë, shoqëruar me muzikë dhe argëtim. Edhe pse ishte një pije e dashur për shumicën, efektet e kafes nuk gjenin përkrahjen e ligjit islamik. Për këtë arsye, shpejtë u ndalua konsumi në ambiente publike dhe të gjitha kafenetë u mbyllën. Megjithë përpjekjet e shumta për ta ndaluar konsumin, kafja fitoi shpejtë zemrat e të gjithëve duke vijuar të konsumohej në sallonet e shtëpive. Historia e kafes në perëndim gjurmët e para i ka në Francë në vitin 1644, Agli në 1652, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 1670 dhe Gjermani në 1679.

Latest Posts