HISTORIA

Në shekujt XIV dhe XV, egzistojnë dëshmi rreth konsumit të kafes në vendet Arabe. Bima ishte shumë e dashur për ta sepse konsiderohej me efekte magjike, për këtë arsye popujt e zonës për shumë kohë e ndaluan exportin drejtë vendesh të tjera. Ata e përdornin kafen kryesisht për të qëndruar zgjuar gjatë lutjeve të natës por edhe për qëllime kurative.

Në shekullin e XV nisën të përhapen kafenetë e para në të gjitha vendet me kulture myslimane:
vende takimi për burra ku konsumohej kafe e hidhur dhe e fortë, shoqëruar me muzikë dhe argëtim.
Edhe pse ishte një pije e dashur për shumicën, efektet e kafes nuk gjenin përkrahjen e ligjit islamik.

 

ORIGJINA

Dua kafe suksesin e saj ja beson zonave më të mira për rritjen dhe kultivimin e kafes duke filluar nga Etiopia, Brazili, Kolumbia etj.

KURIOZITETE
  • Konsumatorët e parë perëndimor?

Fillimisht ajo konsumohej vetëm në ambientet e aristokracisë dhe të shoqërisë së lartë. U desh të kalonte kohë e gjatë deri sa ajo të përhapej në pjesën tjetër të shoqërisë.

  • Kafja si pije e zgjimit!

Ndërkohë që dikur kafja ishte vështirësisht e përballueshme për shtresat e ulëta dhe konsiderohej produkt elitar, përpara saj ishte birra pija e zgjimit. 

Latest Posts